Leksione perubahan Makroekonomi jang jang

KAPITULLI I
[HYRJE NË MAKROEKONOMI]
MAKROEKONOMI II

PhD.Cand.Artur HADROJ

NENTOR, 2013

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Tabela e Përmbajtjes
Tabela e Përmbajtjes ............................................................................................................................ 1
NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI MAKROEKONOMINË ............................................... 2
1.

Të ardhurat dhe shpenzimet e ekonomisë. ............................................................................... 3

1.1.


PRODUKTI I BRËNDSHËM BRUTO .................................................................................. 5

1.2.

INFLACIONI .......................................................................................................................... 8

1.3.

RRITJA EKONOMIKE .......................................................................................................... 9

1.3.1.

Komponentët e GDP ........................................................................................................... 9

1.3.2.

GDP real dhe GDP nominal .............................................................................................. 11

1.3.3.


Shëmbull numerik ............................................................................................................. 11

1.3.4.

Deflatori i GDP ................................................................................................................. 13

1.3.5.

GDP dhe mirëqenia sociale ............................................................................................... 14

Përmbledhje ...................................................................................................................................... 17
Pyetje për përsëritje........................................................................................................................... 18
PROBLEME DHE ZBATIME ....................................................................................................... 18

PhD.Cand.Artur HADROJ |

1

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]


MAKROEKONOMI II

KAPITULLI I

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI MAKROEKONOMINË

Pasi të përfundoni studimet dhe të jeni diplomuar, do të kërkoni një punë me kohë të
plotë apo të pjesshme. Në një masë të madhe, suksesi i kërkimit të një vendi pune do të
kushtëzohet nga konjuktura ekonomike. Ka vite në të cilat ndërmarrjet e të gjithë sektorëve
rrisin prodhimin, duke rritur punësimin dhe gjetjen e një vendi pune, ka situata të tjera në të
cilat prodhimi pakësohet, duke shkaktuar rënien e punësimit dhe gjetjen e një vendi pune.
Për një të diplomuar, është më mirë të hyjë në tregun e punës në fazën e ekspansionit
ekonomik ose rritjes ekonomike sesa në përiudhën e reçensionit ose rënies ekonomike.
Konjuktura ekonomike kushtëzon thellësisht jetën tonë. Mjetet e informimit i kushtojnë
shumë hapësirë ndryshimeve konjukturore, është e vështirë të hapësh një gazetë apo revistë
pa u ndeshur me komentin e disa të dhënave statistikore mbi ekonominë. Kryesorët prej tyre
masin të ardhurën totale të ekonomisë (GDP), rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve
(inflacioni) nivelin e papunësisë (papunësinë), shpenzimet për konsum, bilancin e tregtarë
midis vëndit dhe pjesës tjetër të botës (defiçitin apo tepricën e bilancit tregetar). Të gjitha
këto janë të dhëna makroekonomike: nuk i referohen një familje apo ndërmarrje të veçantë

por sistemit ekonomik në tërësinë e vet.
Shkenca ekonomike ndahet në dy degë: mikroekonomia, domethënë studimi i proçeseve
vendimmarrëse të familjeve, ndërmarrjeve dhe shtetit, veprimit të tyre në tregje dhe
makroekonomia, që merret me sistemin ekonomik në tërësi. Objektivi i makroekonomisë
është të shpjegoj ndryshimet ekonomike që kushtëzojnë njëkohësisht familjet, ndërmarrjet,
shtetin dhe tregjet. Makroekonomia përpiqet të shpjegojë pse e ardhura mesatare për frymë
në disa vënde është e lartë dhe në disa të tjera modeste, përse çmimet në disa periudha rriten
me shpejtësi ndërsa në të tjerat janë relativisht të stabilizuar, përse prodhimi dhe punësimi në
disa vite zgjerohen dhe në disa vite të tjera t’kurren. Këto çështje i përkasin funksionimit të
sistemit ekonomik në tërësi, kështu që janë objekt i makroekonomisë.
Shkurtimisht, teoria makroekonomike trajton çështjet dhe problemet ekonomike kryesore.
Në kuadrin e ekonomisë, këto çështjet qëndrojnë në themel të bashkëveprimit të tregjeve të të
mirave dhe të aktiveve, si dhe bashkëveprimit të ekonomisë kombëtare në kuadrin e tregtisë
ndërkombëtare.
PhD.Cand.Artur HADROJ |

2

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]


MAKROEKONOMI II

Ekonomia në tërësinë e vet nuk është gjë tjetër veçse shumatorja e një numri ndërmarrjesh
dhe individësh që ndërveprojnë në një shumicë tregjesh, kështu

mikroekonomia dhe

makroekonomia janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën. Për shëmbull, kërkesa dhe oferta
kanë një rol qëndror si në mikroekonomi ashtu edhe në makroekonomi. Por studimi i
makroekonomisë shtron edhe disa pyetje të reja dhe interesante.
Në vijim do të merremi me të dhënat që ekonomistët dhe politikanët përdorin për të
mbajtur nën kontroll evoluimin e sistemit ekonomik, bëhet fjalë për të dhëna që pasqyrojnë
ato ndryshime që synon të shpjegojë makroekonomia. Më poshtë do të merremi me
produktin e brendshëm bruto, shkurt GDP, matja e të ardhurës totale të një vendi por edhe
treguesi më i besueshëm

i mirëqenies ekonomike dhe më i studiuar nga statistikat

ekonomike.


1. Të ardhurat dhe shpenzimet e ekonomisë.

Nëse do të duhet të gjykoni kushtet ekonomike të një personi, në rradhë të parë do të
verifikonit të ardhurat e tij. Ai që ka të ardhura të larta mund t’i plotësojë më lehtësisht
nevojat e tij dhe t’i lejoj vetes lukset që dëshiron, kush ka të ardhura të larta ka edhe një nivel
jetese të lartë (një shtëpi më të mirë, një shërbim shëndetsor më të plotë, automobil më të
mirë, pushime më të kushtueshme, etj). Po kjo logjikë vlen edhe për ekonominë në tërësinë e

vet, për të parë nëse një sistem ekonomik po shkon mirë apo keq, është e natyrshme të
shikosh shumën e të ardhurave të fituara nga të gjithë komponentët e shoqërisë, pra të
produktit të brendshëm bruto (GDP).
GDP mat dy gjëra njëkohësisht: të ardhurën totale të të gjithë komponentëve të shoqërisë
dhe shpenzimin total të shoqërisë për atë që është prodhuar dhe shitur. GDP arrin të mat dy
gjëra njëkohësisht sepse të dy variablat janë identike. Në një sistem ekonomik, e ardhura
duhet të barazoj shpenzimin. E ardhura dhe shpenzimi janë gjithmonë të barabarta, sepse

çdo transaksion kërkon një blerës dhe një shitës, çdo Lekë i shpenzuar nga një blerës është
një Lekë i arkëtuar nga një shitës. Për shëmbull, supozojmë që X i paguan Y 100 Euro për të
prerë barin në kopshtin të tij, në këtë rast Y shet një shërbim që X e blen, Y fiton 100 Eurot
që X i shpenzoj, transaksioni kontribuon në mënyrë të barabartë në të ardhurat dhe në


PhD.Cand.Artur HADROJ |

3

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

shpenzimet e ekonomisë prandaj GDP, e matur si në kuptimin e të ardhurave ashtu edhe në
kuptimin e shpenzimeve u rrit me 100 Euro.
Barazinë ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve mund ta demonstrojmë edhe me
grafikun e fluksit qarkullues, si ai në figurën 1.1.
Ky grafik përshkruan transaksionet ndërmjet individëve dhe ndërmarrjeve në një sistem
ekonomik të thjeshtëzuar, në këtë sistem individët blejnë të mira dhe shërbime nga
ndërmarrjet, këto shpenzime kalojnë nëpërmjet tregut të mallrave dhe shërbimeve,
ndërmarrjet nga ana e tyre, i përdorin paratë e marra për të paguar punën, kapitalin dhe tokën
që atyre u janë furnizuar nga individët, e ardhura kalon nëpërmjet tregut të faktorëve të
prodhimit. Në këtë model paraja vazhdon të qarkullojë nga individët te ndërmarrjet dhe nga
ndërmarrjet te individët.

Të ardhurat

Të ardhurat
(=GDP)
Të mira dhe
shërbime

TREGU I TË
MIRAVE DHE
SHËRBIMEVE

të shitura

Në sistemin ekonomik të
thjeshtëzuar

mund

llogarisim


Të mira dhe
shërbime

mënyra,

GDP
duke





dy

mbledhur

shpenzimin total të individëve

të blera


të veçantë ose duke mbledhur


ardhurat

totale

(pagat,

fitimet dhe rentën) të paguara
NDËRMARRJET

INDIVIDËT

nga ndërmarrjet. Duke qënë
se

Faktorët e
prodhimit


Pagat,
rentat

çdo

shpenzim

njëkohësisht edhe e ardhur e

Puna, toka

dikujt,

dhe kapitali
TREGU I
FAKTORËVE TË
PRODHIMIT
Të ardhurat

me

e

nuk ndyshon.
një

sistem

= Fluksi i të

ekonomik real është shumë

mirave dhe

më kompleks se ky i ilustruar
në këtë figurë. Në veçanti,

Figura 1.1 Fluksi qarkullues
Individët blejn të mira dhe shërbime të ndërmarrjeve dhe ndërmarrjet i përdorin të ardhurat e tyre nga shitjet për të
paguar pagat e puntorëve, rentën e tokës dhe fitimin e pronarëve të kapitalit. GDP është shuma e shpenzimeve të
individëve në tregun e të mirave dhe shërbimeve. Është gjithshtu shuma e pagave, të rentave dhe fitimeve të

paguara nga ndërmarrjet në tregun e faktorëve të prodhimit.

ndryshimin

mënyrës së llogaritjes GDP

Sigurisht,
= Fluksi
i parasë

është

individët nuk i shpenzojnë të
gjitha të ardhurat e tyre, një
pjesë të tyre ja kalojnë Shtetit

PhD.Cand.Artur HADROJ |

4

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

në formën e tatimeve dhe taksave, një pjesë e kursejnë për konsum të mëvonshëm që i
investojnë në institucionet e kursimeve. Nga ana tjetër, të gjitha të mirat dhe shërbimet që
prodhohen nga ekonomia nuk i blejnë vetëm individët, disa nga këto blihen nga Shteti, të
tjera nga ndërmarrjet që i përdorin për prodhim. Por, pavarësisht nga fakti që një e mirë ose
një shërbim blihet nga Shteti, nga një individ apo nga një ndërmarrje, çdo transaksion ka
kurdoherë një blerës dhe një shitës dhe prandaj, në nivelin e sitemit ekonomik, të ardhurat
dhe shpenzimet janë gjithmonë të barabarta.

1.1.

PRODUKTI I BRËNDSHËM BRUTO

Tani le të shikojmë në hollësi matjen e GDP-së. Për këtë qëllim është e nevojshme të
analizojmë dhe të saktësojmë të gjithë komponentët përbërës,

duke u nisur nga vet

përkufizimi i tij:
Produkti i brëndshëm bruto (GDP) është vlera e tregut e të gjitha të mirave dhe

shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vënd për një përiudhë kohe të dhënë.

Ky përkufizim duket mjaft i thjeshtë, por në realitet, evidenton

kompleksitetin

e

llogaritjes të produktit të brendshëm bruto. Le ta analizojm më në detaje.
“GDP është vlera e tregut…”
Që në klasën e parë fillore kemi mësuar se “nuk mund të mblidhen mollët dhe
portokallet”. Por GDP pikërisht këtë: bën mbledhjen në një vlerë të vetme të llojeve të
ndryshme të produkteve të aktivitetit ekonomik. Për këtë qëllim i referohet çmimeve të
tregut. Duke mbledhur se sa janë të gatshëm të paguajn individët për të mirat dhe shërbimet,
çmimet e tregut pasqyrojnë vlerën e këtyre të mirave, nëse çmimi një molle është dyfishi i
atij të një portokalli, një mollë jep në GDP dyfishin e kontributit të një portokalli.
“…e të gjitha…”
GDP duhet të jetë gjithpërfshirës, domethënë duhet të përfshijë të gjitha të mirat e
prodhuara në ekonomi dhe të shitura ligjërisht. GDP nuk përfshin vetëm vlerën e mollëve dhe
të portokalleve, por edhe të dardhave dhe lakrave, të librave dhe filmave dhe të kujdesit
shëndetsor, etj.
GDP përfshin edhe vlerën e tregut të shërbimeve të furnizuara nga pasuritë e patunshme
të ekonomisë. Për pasuritë e patundshme të dhëna me qira përfshin qiranë që merr pronari,
por shumë individ banojnë në shtëpi të tyre private dhe nuk paguajnë qira. Për këtë arsye në
PhD.Cand.Artur HADROJ |

5

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

GDP vlerësohet vlera e tregut e shtëpive të banuara nga pronari dhe në këtë rast supozohet
një vlerë që pronari i paguan vetvetes dhe që hyn si në shpenzimet ashtu edhe në të ardhurat
e tij.
Për shkak të vështirësisë së vlerësimit disa produkte përjashtohen nga llogaritja e GDP:
bëhet fjalë për produktet e prodhuara dhe të shitura ilegalisht, si lëndët narkotike; të mirat e
prodhuara për konsum vetjak që nuk hyjnë kurrë në treg (në GDP përfshihen zarzavatet e
shitura në treg, por jo ato të kultivuara në baçe dhe të konsumuara nga vet pronari).

Këto përjashtime në llogaritjen e GDP ndonjëherë mund të na çojnë në rezultate
paradoksale: Për shëmbull, nëse X i paguan Y për të korrur barin e kopshtit, transaksioni hyn
në llogaritjen e GDP. Por nëse X martohet me Y, situata ndryshon: edhe nëse Y vazhdon të
korri barin e kopshtit të X, vlera e shërbimit nuk është më objekt transaksioni në treg. Kështu
martesa e Y me X bën të paksohet GDP.
“… të mirave dhe shërbimeve...”
GDP përfshin si të mirat e prekshme (ushqimet, veshjet, veturat) ashtu edhe shërbimet e
pa prekshme ( prerjen e flokëve, pastrimin e shtëpive, vizitat mjekësore). Kur blini një CD
të grupit tuaj muzikor të preferuar, blini një të mirë vlera e cila përfshihet në GDP, nëse blini
një biletë për një koncert të të njëjtit grup, blini një shërbim vlera e të cilit, po ashtu
përfshihet në GDP.
“...përfundimtare…”
Letra e prodhuar nga një fabrikë dhe e blerë nga një shtypshkronjë për të prodhuar
kartolina urimi apo libra është një e mirë ndërmjetëse. Kartolinat e urimit janë të mira
përfundimtare. Në llogaritjen e GDP janë përfshirë vetëm vlera e kartolinave dhe librave,

sepse vlera e të mirës së ndërmjetme (letrës) është e përfshirë në vlerën e të mirës
përfundimtare (kartolinës): të shtosh vlerën e letrës në llogaritjen e GDP, do të thot të
dyfishosh vlerën e GDP.
Nga ky parim bëjnë përjashtim të mirat që nuk përdoret menjëherë për prodhimin e një të
mire tjetër, por lihen në magazinë dhe përdoren apo rishiten në një moment të dytë, në këtë
rast vlera e tyre përbën një investim në rezerva dhe merret parasysh në llogaritjen e GDP-së.
Kur rezervat e të mirave të ndërmjetme përdoren, ndërmarrjet kryejn një investim negativ në
rezerva dhe GDP e periudhës përkatëse pakësohet me vlerën përkatëse të rezervës së
përdorur.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

6

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

“…të prodhuara…”
GDP përfshin të mirat dhe shërbimet e prodhuara aktualisht dhe jo ato të prodhuara në të
kaluarën. Nëse Ford prodhon dhe shet një veturë të re, vlera e saj përfshihet në GDP;
përkundrazi, shitja e një veture të përdorur nuk hyn në llogaritjen e GDP.
“… në një vënd…”
GDP mat vlerën e prodhimit në kuadrin e kufijve gjeografik të një vëndi. Nëse një qytetar
Shqiptar punon përkohësisht në Itali, ajo që prodhon përfshihet në GDP-në Italiane. Nëse një
qytetar Italian ka një fabrikë në Shqipëri, prodhimi i kësaj fabrike nuk përfshihet në GDP
Italiane, por në atë të Shqipërisë. Pra, një e mirë apo shërbim përfshihet në llogaritjen e
GDP-së nëse janë prodhuar brenda kufijve të një vendi, pavarësisht nga kombësia e
prodhuesit.
“… në një periudh kohe të dhënë…”
GDP mat vlerën e prodhimit që realizohet në një periudhë kohe të dhënë. Zakonisht ky
interval kohor i korrespondon një viti diellor (kalendarik) ose tremujor. GDP mat fluksin e të
ardhurave dhe të shpenzimeve që rezultojnë në periudhën e dhënë.
Nga ana tjetër, të dhënat tremujore janë subjekt i përpunimit që kryhet nëpërmjet një
proçedure të quajtur korrektim sezonal. Të shënat e papërpunuara tregojnë me qartësi se
ekonomia prodhon një sasi më të madhe të mirash dhe shërbimesh në periudha të caktuara të
vitit (sikurse mund të jetë sezoni i blerjeve të Krishtlindjeve që mund të përfaqësoj pikun e
blerjeve). Të dhënat e GDP-së që publikohen nëpër gazeta janë gjithmonë të zhveshura nga
sezonaliteti.

Veç GDP-së, llogariten edhe tregues të tjerë të të ardhurave në nivel makroekonomik, që
ndryshojnë nga GDP për faktin se përfshijnë ose përjashtojnë zëra të tjerë:


Produkti Kombëtar Bruto (GNP-Gross National Product) është e ardhura totale e
fituar nga ata që banojnë në mënyrë të përhershme në vend. Dallon nga GDP sepse
përfshin të ardhurat që qytetarët fitojnë jashtë vendit dhe përjashton atë të fituar
nga të huajt në territorin e vendit të marrë në analizë. Për shëmbull, nëse një
qytetar Shqiptar punon përkohësisht në Itali, ajo që prodhon bën pjesë në GDP,
por jo në GNP (është pjesë e GNP Shqipëtare). Për pjesën më të madhe të vëndeve,
përfshirë edhe SHBA, rezidentët janë përgjegjës për pjesën më të madhe të
produktit, prandaj në kuptimin e vlerës, GDP dhe GNP nuk janë

shumë të

ndryshëm.
PhD.Cand.Artur HADROJ |

7

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]


MAKROEKONOMI II

Produkti Kombëtar Neto (NNP-Net National Product) është e ardhura totale e
rezidentëve të një vendi, neto nga amortizimi. Amortizimet janë një masë
kontabile e konsumit dhe e përdorimit të të mirave kapitale dhe të strukturave të



pranishme në ekonomi.
E Ardhura Kombëtare është totali i të ardhurave të prodhuara nga qytetarët e
një vëndi në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve. Dallon nga NNP sepse nuk
përfshin taksat indirekte. NNP dhe e ardhura kombetare dallojnë edhe për shkak të



“mospërputhjeve statistikore” që dalin në mbledhjen e të dhënave.
E Ardhura Personale është e ardhura e marrë nga individët dhe nga shoqëritë e
vogla private, ndryshe nga GDP dhe nga NNP, e ardhura e personale nuk përfshin
atë pjesë të të ardhurave të shoqërisë nga kapitali, që nuk shpërndajnë ndërmjet
anëtarëve në formë dividenti. Po ashtu, ndryshe nga GDP dhe NNP, e ardhura e
personale përfshin interesat që individët marrin nga letrat me vlerë, si asistencë



sociale dhe programet e asistencës.
E Ardhura e Disponushme është e ardhura që individët dhe shoqëritë e vogla
private mund të disponojnë neto mbas pagimit të taksave.

Ndonse këta tregues dallojnë pak nga njëri-tjetri, që të gjithë kanë pak a shumë të njëjtin
funksion dhe përshkruajnë me njëfarë saktësie kushtet ekonomike të vendit. Nëse GDP
rritet shpejt, edhe këta treguesit alternativ kanë indekse rritje të ndjeshme, nëse GDP
zvogëlohet , edhe ata zvogëlohen. Për të vrojtuar

fluktuacionet (luhatjet) e sistemit

ekonomik, çdo njëra prej këtyre variablave vlen po aq sa të tjerat.

1.2.

INFLACIONI

Inflacioni përfaqëson rritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Norma e inflacionit shpreh ritmin e rritjes, në përqindje, të nivelit të çmimeve gjatë një
periudhe të dhënë.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

8

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

1.3.

MAKROEKONOMI II

RRITJA EKONOMIKE

1.3.1. Komponentët e GDP
Në një sistem ekonomik shpenzimet marrin forma të ndryshme. Në çdo moment ka një
familje që ha darkë në restorant, një fabrikë që ndërton një impiant të ri prodhues, një marinë
ushtarake që blen një nëndetëse, një qytetar që blen një apartament, etj. GDP përfshin të
gjitha këto forma shpenzimesh për të mira dhe shërbime të prodhuara përfundimisht.
Për të kuptuar se si i përdor ekonomia burimet e veta të kufizuara, duhet të studiojmë
shpërndarjen e GDP ndërmjet zërave të ndryshme të shpenzimeve. Për ta bërë këtë, GDP ( që
simbolikisht do ta quajmë Y) përbëhet nga katër element: konsumi (C), investimet (I),
shpenzimet qeveritare (G), dhe eksportet neto (NX):
Y= C+I+G+NX
Kjo shprehje algjebrike është një identitet: duke qenë të dhënë variablat që e përbëjnë,
është pa tjetër e vërtetë. Në këtë rast, meqenëse çdo Euro e shpenzuar përfshihet në GDP dhe
i përket për definicion njërës nga këto katër kategori, shuma e tyre nuk mund të jetë veçse e
barabartë me GDP. Le të shqyrtojmë të katër komponentët veç e veç.
Konsumi (C) është ai që individët shpenzojnë për të blerë të mira dhe shërbime. Në
kategorinë “të mira” veç të mirave të konsumit si ushqimet dhe veshjet, përfshihen edhe të
mira me përdorim afatgjat si automobilat, paisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet. Në
kategorinë “shërbime”

përfshihen

edhe shërbimet jo materiale si kurat mjekësore,

parukeria, etj. Në zërin e konsumit përfshihen edhe shpenzimet e individëve për arsimim.
Investimet (I) janë blerje e të mirave dhe shërbimeve që do të përdoren në të ardhmen
për të prodhuar të mira dhe shërbime të tjera. Këtu hyjnë shuma e blerjeve të të mirave
kapitale, rezervave dhe ndërtimeve. Investimet në ndërtime përfshijnë pasurit e patundshme
të ndërtimeve të reja edhe për qëllim banimi. Për simbolikë, blerja e një shtëpie të re është
një formë shpenzimi individual që hyn në zërin e investimeve.
Grumbullimi i rezervave është një element tjetër i rëndësishëm i investimeve. Në qoft se
APPLE prodhon një kompjuter dhe në vënd që t’a shesi, e depoziton në magazinë, del që
APPLE ka “blerë” kompjuter nga vetvetja, prandaj llogaritet si investim i APPLE. Nëse në
vijim, APPLE e shet këtë kompjuter, investimi i rezervës së APPLE bëhet negativ. Rezervat
trajtohen në këtë mënyrë sepse një nga objektivat e GDP është matja e vlerës së produktit të

PhD.Cand.Artur HADROJ |

9

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

ekonomisë në një periudhë të dhënë, dhe të mirat e shtuara të rezervës pjesërisht janë pjesë e
prodhimit të periudhës.
Shpenzimet qeveritare (G) përfshijnë blerjet e të mirave dhe shërbimeve nga ana e
administratës shtetërore dhe administratës lokale. Në këtë rubrikë

përfshihen pagat

e

nëpunësve publik dhe shpenzimet për veprat publike.
Kuptimi i shpenzimeve publike kërkon disa saktësime të mëtejshme. Pagat që Shteti i
paguan një ushtaraku të karrierës është pjesë e shpenzimeve publike, por nuk mund të thuhet
e njëjta gjë për pensionet që marrin të moshuarit. Shpenzimet për pensione, si shumë zëra të
tjera, quhen transferim, sepse nuk nuk janë rezultat i ndonjë akti shit-blerje të produktit apo
shërbimeve për periudhën në fjalë. Nga pikpamja e kuptimit të ngushtë thjeshtë
makroekonomik, trensferimet barazohen me një taksë negative, ashtu sikurse taksat edhe
transferimet ndryshojnë të ardhurat e individëve, por nuk ndryshojnë produktin e ekonomisë.
Duke qenë se GDP mat të ardhurat që rrjedhin nga – ose shpenzimet për – prodhimin aktual
të të mirave dhe shërbimeve, transferimet nuk mund të hyjnë në llogaritjen e shpenzimeve
publike.
Eksportet neto (Nx) janë të barabarta me vlerën e të mirave të prodhimit të brendshëm
që u shiten të huajve (eksporti) dhe atë të të mirave të prodhimit të jashtëm të blerë në vënd
(importi).
Mbiemri “neto” që i bashkangjitet “eksportit” përdoret për të theksuar se vlera e importit
zbritet nga ajo e eskportit, kjo zbritje duhet të bëhet sepse të mirat dhe shërbimet

e

importuara janë përfshirë më parë në tre komponentët e tjerë të GDP-së. Për shëmbull,
supozojmë që një qytetar Shqipëtar blen një makinë Mercedez të prodhimit Gjerman për
30.000 Euro, ky transaksion, duke qënë pjesë e shpenzimeve të konsumatorit, rrit zërin
“konsum” të GDP për 30.000 Euro, nga ana tjetër redukton eksportet neto me 30.000 Euro,
sepse makina është importuar. Me fjalë të tjera, në eksportet neto, të mirat dhe shërbimeve e
blera nga rezidentët dhe të prodhuara jashtë (importet) kanë shenjë negative, sepse këto
tashmë janë përfshirë në zërin “konsum”, “investime” apo “shpenzime publike”. Pra , blerja e
një të mire të prodhuar jashtë nga ana e një konsumatori, nga një ndërmarrje apo nga Shteti
zvogëlon vlerën e eksporteve neto por, përderisa ato rrisin zërat konsum, investime apo
shpenzimet publike, nuk kanë asnjë efekt mbi vlerën e GDP-së.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

10

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

1.3.2. GDP real dhe GDP nominal
GDP mat totalin e shpenzimeve për të mira dhe shërbime në të gjitha tregjet e një
ekonomie. Nëse nga një vit në tjetrin shpenzimet rriten, arsyeja mund të jetë sepse:
(1) është rritur prodhimi i të mirave dhe shërbimeve; ose
(2) janë rritur çmimet.
Për të analizuar ecurinë e ekonomisë në kohë, është e nevojshme të veçohen dy efektet e
mësiperme. Në veçanti, duke dashur të masim sasinë totale të të mirave dhe shërbimeve të
prodhuara nga ekonomia është e nevojshme që të dhënat të zhvishen nga efekti i rritjes së
çmimeve.
Për këtë qëllim përdoret një tregues i quajtur GDP real. GDP real i përgjigjet një pyetjeje
hipotetike: cila do të ishte vlera e të mirave dhe shërbimeve të prodhuara këtë vit nëse do t’i
vlerësonim me çmimet e një viti të caktuar? Duke përcaktuar vlerën reale të prodhimit
aktual me çmime fikse, GDP real tregon se sa ka ndryshuar efektivisht në kohë prodhimi
total i të mirave dhe shërbimeve të ekonomisë.
Për lloraritjen me saktësi më të madhe të GDP real, i referohemi një shëmbulli.

1.3.3. Shëmbull numerik
Tabela 1.1 rendit disa të dhëna të një ekonomie që prodhon vetëm dy të mira: piceta dhe
panine. Tabela tregon sasitë e prodhuara të dy të mirave dhe çmimin përkatës për vitët
2010, 2011, 2012.

Tabela 1.1 GDP rel dhe GDP nominal

Çmimet dhe sasia
Viti

Çmimi i

Sasia e

Çmimi i

Sasia e panineve

picetareve (€)

picetave

panineve(€)

2010

1

100

2

50

2011

2

150

3

100

2012

3

200

4

150

Llogaritja e GDP nominal

2010 (1 € për picetë x 100 piceta) + (2 € për panine x 50 panine) = 200 €
2011 (2 € për picetë x 150 piceta) + (3 € për panine x 100 panine) = 600 €
2012 (3 € për picetë x 200 piceta) + (4€ për panine x 150 panine) = 1200 €
PhD.Cand.Artur HADROJ |

11

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Llogaritja e GDP real ( viti bazë 2010)

2010 (1 € për picet x 100 piceta) + (2 € për panine x 50 panine) = 200 €
2011 (1 € për picet x 150 piceta) + (2 € për panine x 100 panine) = 350 €
2012 (1 € për picet x 200 piceta) + (2 € për panine x 150 panine) = 500 €
Llogaritja e deflatorit të GDP

2010 (200€/200€) x 100 = 100
2011 (600€/350€) x 100 = 171
2012 (1200€/500€) x100 = 240

Për të llogaritur shpenzimin total në sistem, duhet të shumëzojmë sasinë e picetave dhe të
panineve me çmimet përkatëse. Në vitin 2010 u shitën 100 piceta me 1 Euro secila, me
shpenzim 100 Euro. Në të njëjtin vit u shitën 50 panine me 2 Euro secila, me shpenzim 100
Euro. Shpenzimi total është pra 200 Euro. Kjo vlerë, korrespondonuese me prodhimin e të
mirave dhe shërbimeve me çmimet korente quhet GDP nominal.
Tabela tregon vlerën e GDP nominal për tre vjet: shpenzimi total rritet nga 200 € në vitin
2010 në 600 € në 2011 duke arritur në 1200 € në vitin 2012. Një pjesë e kësaj rritjeje i
atribuohet rritjes së sasisë së prodhuar të picetave dhe panineve, kurse një pjesë i atribuohet
rritjes së çmimeve.
Për të përftuar vlerën e produktit të pastruar nga rritja e çmimit, llogarisim GDP real,
ose vlerën e prodhimit me çmime konstante. Për të llogaritur GDP real, para së gjithash duhet
të zgjedhim një vit bazë dhe për të llogaritur vlerën e të dy të mirave në të gjitha vitet,
përdorim çmimet e picetave dhe të panineve në këtë vit. Me fjalë të tjera, çmimet e vitit bazë
janë guri i themelit për sasinë e prodhuar në vite të ndryshme.
Zgjedhim vitin 2010 si vit bazë, dhe për të llogaritur vlerën e dy të mirave për të gjitha
vitet e tjera përdorim çmimet e picetave dhe panineve të këtij viti. Tabela 1.1 na jep
rezultatet. Për të llogaritur GDP real të vitit 2010, shumëzojmë sasitë e dy të mirave me
çmimet përkatëse të po këtij viti, që u zgjodh edhe si vit bazë, GDP nominal dhe ai real janë
njëlloj. Në vitin 2011 llogaritja do të bëhet duke shumëzuar sasitë e prodhuara të të dy të
mirave në këtë vit me çmimet e vitit bazë (të vitit 2010) dhe po kështu veprohet edhe për
vitin 2012. GDP real kalon nga 200 € në vitin 2010 në 350 € në 2011 dhe në 500 € në 2012.
Tani mund të jemi të sigurt se, përderisa çmimet janë konstante, këto rritje i dedikohen
eksluzivisht rritjes së prodhimit.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

12

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Si përfundim, GDP nominal përdor çmimet korente për të përcaktuar vlerën e prodhimit
të të mirave dhë shërbimeve të ralizuara nga ekonomia, GDP real vlerëson prodhimin me
çmime konstante në krahasim me një vit bazë. Vlera e GDP real është e pavarur nga dinamika

e çmimeve, kështu ndryshimet e tij reflektojnë ekskluzivisht ndryshimet e prodhimit. Pra,
GDP real është një matës i prodhimit të të mirave dhe shërbimeve.
Objektivi i llogaritjes së GDP është vleresimi i gjëndjes së ekonomisë në tërësinë e sajë.
Meqenëse GDP real mat prodhimin e të mirave dhe shërbimeve të realizuara në sistem,
pasqyron aftësinë e ekonomisë për të kënaqur nevojat dhe dëshirat e individëve dhe pra,
përbën një tregues më të mirë të mirqënies ekonomike se sa GDP nominal. Zakonisht, nëse
një ekonomist i referohet GDP pa specifikime të tjera, mund të jemi të sigurt se i referohet
GDP real, dhe jo atij nominal. Dhe nëse flet për rritje të ekonomisë, zakonisht mat rritjen në
kuptimin e ndryshimit në përqindje të GDP real në krahasim me periudhën e mëparshme.

1.3.4. Deflatori i GDP
Sikurse pamë, GDP nominal pasqyron si çmimet ashtu edhe sasinë e të mirave dhe
shërbimeve të prodhuara në një sistem ekonomik. Përkundrazi, duke i mbajtur konstante
çmimet në nivelin e vitit bazë, GDP real pasqyron vetëm sasitë e prodhuara. Nga këto të
dhëna statistikore mund të nxjerrim një tregues të tretë, të quajturin deflator i GDP-së, që
pasqyron çmimet e të mirave dhe shërbimeve, por jo sasitë e prodhuara. Deflatori i GDP
llogaritet si vijon:
GDP nominal
Deflatori i GDP = -------------------- x 100
GDP real

Meqënse GDP real dhe GDP nominal janë identik në vitin bazë, në këtë vit deflatori
është gjithmon i barabart me 100. Deflatori i GDP në vitet pasardhëse mat ndryshimin e
GDP nominal nga viti bazë.
Deflatori i GDP mat nivelin aktual të çmimeve në krahasim me nivelin e çmimeve të
vitit bazë. Për t’a kuptuar më mirë këtë koncept, i referohemi dy shëmbujve. Supozojmë që
me kohë prodhimi i ekonomisë rritet, ndërsa niveli i çmimeve mbetet i pa ndryshuar. Në
këtë rast GDP real dhe GDP nominal rriten në të njëjtën masë, kështu deflatori i GDP
është konstant. Supozoni tani që çmimet rriten në kohë, por prodhimi mbetet konstant. Në
PhD.Cand.Artur HADROJ |

13

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

këtë hipotezë të dytë GDP nominal rritet ndërsa GDP real mbetet i pa ndryshuar dhe kështu
deflatori i GDP rritet në të njejtën masë në të cilën rritet GDP nominal, duke rëflektuar
kështu atë që ndodh me çmimet.
Duke u kthyer në tabelën 1.1 vlera e deflatorit të GDP është llogaritur në rreshtat e fundit.
Në vitin 2010 GDP nimonal dhe GDP real janë të njëjtë, kështu deflatori ka vlerën 100. Në
2011 GDP nonimal është 600 euro, ndërsa ai real është 350 euro, kështu deflatori i GDP
ka vlerën 171. Duke qënë se deflatori i GDP është rritur në një vit nga 100 ne 171, mund të
themi se niveli i çmimeve është rritur 71%
Deflatori i GDP është një nga treguesit ekonomik që përdoret për të vlerësuar nivelin
mesatar të çmimeve në ekonomi.

1.3.5. GDP dhe mirëqenia sociale
Në faqet e mëparshme GDP, është përcaktuar si treguesi më i besushëm i mirëqenies
ekonomike: tani le të shikojmë nëse ky pohim i përgjigjet realitetit.
Sikuse kemi parë, GDP mat të ardhurën totale të ekonomisë, që i korrespondon edhe
shpenzimeve totale për të mira dhë shërbime. GDP për frymë tregon të ardhurat ( dhe
shpenzimet) e anëtarit të vetëm të sistemit ekonomik. Meqenëse pjesa më e madhe

e

individëve preferon të ketë të ardhura sa më të mëdha dhe një aftësi më të madhe për
shpenzime, GDP për frymë duket si një tregues natyror i mirëqenies ekonomike individuale.
Megjithatë ky pohim nuk ka karakter absolut. Senatori Robert Kennedy,

kur ishte

kandidat për zgjedhjet presidencaile në 1968, kritikoj ata që i atribuojnë një peshë të tepëruar
këtyre treguesve ekonomik duke theksuar se :

"GDP nuk merr parasysh shëndetin e femijëve tanë, kualitetin e arsimimit të tyre, gëzimin
e lodrave të tyre. Nuk e konsideron të rëndësishme bukurin e poezisë sonë ose forcën e
martesave tona, inteligjencën e debatit politik ose integritetin e funksionarëve publik. Nuk
mat as kurajon, as shpresat, as besimin në vëndin tonë. Mat gjithçka, përveç asaj që e bën
jetën të denjë për t’u jetuar; mund të thotë gjithçka për Amerikën, përveç arsyes për të
cilën jemi krenar që jemi Amerikan".

PhD.Cand.Artur HADROJ |

14

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Shumë nga këto që pohoj atëhere Robert Kennedy janë të vertëta. Atëherë, përse na
intereson kaq shumë GDP?
Përgjigja është se një GDP e lartë ndihmon efektivisht për të rritur nivelin e jetesës. GDP
nuk mat shëndetin e femijve tanë, por vëndet me të ardhura më të larta mund t’u ofrojnë
fëmijëve asistencë mjekësore më të mirë; nuk mat kualitetin e arsimimit të tyre, por kombet
që kanë nivel më të lartë të ardhurash mund ndërtojnë një sistem arsimor më efiçent; nuk
mat bukurin e poezisë, por kombet më të pasura mund t’i lejojnë vetes që qytetarët e tyre të
dinë të lexojnë dhe të vlerësojnë poezinë; nuk mat kurajon, shpresat, besimin, inteligjencën
dhe integritetin e një populli, por të gjitha këto cilësi të çmuara mund të inkurajohen më
lehtësisht nëse individët nuk duhet të mendojnë vetëm për të mbijetuar. Shkurt, GDP nuk
është një matës direkt i asaj që kontribuon në nivelin e jetesës, por është masa e mundësisë
për të patur mjetet e nevojshme për një jetë të denjë për t’u jetuar.
Sidoqoftë, GDP nuk është një matës perfekt i mirëqenies ekonomike dhe nuk përfshin disa
nga gjërat që kontribuojnë në cilësinë e jetës: një nga këto është koha e lirë. Supozojmë se
papritur, të gjithë anëtarët e një sistemi ekonomik, në vënd që të gëzojnë pushimin e
fundjavës, i vihen punës shtatë ditë në shtatë ditë të javës. Do të prodhoheshin më shumë të
mira dhe shërbime dhe GDP do të rritej; dhe mëgjithatë me gjithë rritjen e GDP, nuk mund
të themi se mirëqenia kolektive është rritur. Të ardhurat e fituara nga rritja e prodhimit dhe e
konsumit të të mirave dhe shërbimeve, për shkak të pakësimit të kohës së lirë,do të
neutralizoheshin nga një mirëqenie më të ulët
GDP përdor çmimet e tregut për të vlerësuar të mirat dhe shërbimet, kështu nuk mund të
përfshijë vlerën e të gjitha aktiviteteve që vijnë nga jashtë tregut. Në veçanti, GDP nuk merr
parasysh të gjitha të mirat dhe shërbimet e realizuara në shtëpi, për konsum vetjak. Nëse një
guzhinier profesionist gatuan në një restorant, vlera e pjatave që përgatit është përfshirë në
GDP, por nëse gatuan për familjen e tij, vlera e punës së tij nuk llogaritet. Në mënyrë
analoge, kujdesi për fëmijët e vegjel në një kopësht femijësh llogaritet, ndërsa kujdesi që
prinderit i kushtojnë femijve nuk llogaritet. Aktivitetet e vullnetarizmit kontribuojnë në
mirëqenien e anëtarëve të shoqërisë, por GDP nuk arrin t’a pasqyroj këtë kontribut.
Një element tjetër që GDP nuk e merr parasysh është cilësia e ambjentit. Supozojmë se
qeveria abrogon të gjitha normat e mbrojtjes së ambjentit: në këtë rast të gjitha ndërmarrjet
mund të prodhojnë të mira dhe shërbime pa u shqetësuar për ndotjen që shkaktojnë dhe
GDP mund të rritet; por ndoshta mirëqenia pakësohet, sepse keqësimi i cilësisë së ajrit dhe
ujit është më i madh se sa do të kompesohej nga rritja e prodhimit.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

15

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

GDP nuk thot asgjë për shpërndarjen e të ardhurave. Nëse 100 individ bëjnë pjesë në një
shoqeri dhe secili prej tyre fiton 50.000 Euro në vit, GDP është 5 milion Euro dhe GDP për
frymë 50.000 Euro. E njejta gjë mund të thuhet edhe për një shoqeri në të cilën 10 veta
fitojnë nga 500.000 Euro dhe 90 të tjerë vdesin urije. Dhe mëgjithatë, janë të pakt personat
që janë të gatshëm t’i quajnë të barabarta të dy situatat. GDP për frymë jep informacione
mbi qytetarin mesatar, por mesataret mund të fshehin realitete krejt të ndryshme.
Së fundi, mund të konkludojmë se GDP është një matës i mirë i mirëqenies ekonomike
në shumë aspekte, por jo për të gjitha. Për këtë qëllim është shumë e rëndësishme që
gjithmonë të mbajmë parasysh se çfarë përfshin dhe çfarë nuk përfshin.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

16

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Përmbledhje

 Meqenëse për çdo transaksion ka një blerës dhe një shitës, shpenzimi total i ekonomisë
duhet të jetë i barabartë me të ardhurën totale.

 Produkti i brëndshëm bruto (GDP) mat shpenzimin total të ekonomisë për të mira dhe
shërbime të prodhimit të ri dhe të ardhurat totale të siguruara nga prodhimi i këtyre të
mirave dhe shërbimeve. Më saktë, GDP është vlera e tregut e të gjitha të mirave dhe
shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend në një periudhë të caktuar kohe.

 GDP përbëhet nga katër komponent shpenzimesh: konsumi, investimet, shpenzimet
qeveritare dhe ekspotet neto. Konsumi përfshin shpenzimet e individëve për të mira dhe
shërbime, me të vetmin përjashtim të shpenzimeve për pasuri të patundshme me qëllim
banimi; investimet përfshijnë shpenzimet për paisje dhe ndërtime të reja, përfshirë ato për
pasuri të patunshme për qëllime banimi; shpenzimet publike përfshijnë

shpenzimet e

administratës lokale dhe shtetërore për të mira dhe shërbime; eksportet neto janë diferenca
ndërmjet vlerës së të mirave të prodhuara brënda vëndit dhe të shitura jashtë (eksportit) dhe
atyre të mirave të prodhuara jashtë dhe të shitura brenda vendit (importit).

 GDP nominal përdor çmimet korrente për t’i vlerësuar të mirat dhe shërbimet



realizuara nga ekonomia; ndërsa GDP real u referohet çmimeve konstante, referuar një viti
bazë. Deflatori i GDP - llogaritur si raport në përqindje ndërmjet GDP nominal dhe atij
real - mat nivelin e çmimeve në ekonomi.

 GDP është një matës i mirë, por jo një matës perfekt i mirëqenies ekonomike, sepse
individët preferojnë paga të larta në vend të pagave të ulëta. Për shëmbull, GDP nuk
përfshin vlerën e kohës së lirë dhe atë të një ambjenti ekologjikisht të shëndetshëm.

PhD.Cand.Artur HADROJ |

17

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

Pyetje për përsëritje

1. Shpjegoni përse të ardhurat e një kombi duhet të jenë të barabarta me shpenzimet.
2. Cili jep një kontribut më të madh në GDP: prodhimi i një automobili luksi apo i një
makine të zakonshme? Përse?
3. Një bujk i shet miell një bukpjekësi me 2 Euro/kg. Ky e përdor këtë miell për të prodhuar
bukë, që e shet 3 Euro. Cili është kontributi i këtij proçesi prodhues në GDP?
4. Renditni katër elementët e GDP dhe sillni një shëmbull për secilën kategori.
5. Përse ekonomistët, si matës të mirëqenies ekonomike preferojnë GDP real në vënd të atij
nominal?
6. Në vitin 2001 ekonomia prodhon 100 bukë që shiten me 2 Euro secila. Në vitin 2002
prodhimi rritet në 200 bukë , që shiten me 3 Euro secila. Llogaritni GDP nominal, GDP
real dhe deflatorin e GDP për çdo vit, duke përdorur vitin 2001 si vit bazë. Sa përqind
rritet secila nga këto vlera nga një vit në tjetrin?
7. Përse është e dëshirushme që një vend të këtë një GDP të lartë? Sillni një shëmbull të
diçkaje që duke rritur GDP, nuk është e dëshirushme.

PROBLEME DHE ZBATIME

1. Cilët elementë të GDP do të ndryshojnë nga transaksionet e mëposhtme? Përse?
(a) Një familje blen një frigorifer të ri.
(b) Tezja blen një shtëpi të re.
(c) Fiat shet një Punto që kishte në magazine.
(d) Ju bleni një picë.
(e) Bashkia asfalton një rrugë në gjëndje të vështirë
(f) Prindërit tuaj ju dhurojnë një shishe verë.
(g) Honda zgjeron stabilimentin e vet në Itali.
2. “Shpenzimet publike”, si element i GDP, nuk përfshijnë transfertat si ndihmë sociale.
Duke patur parasysh përkufizimin e GDP, shpjegoni arsyen e këtij fakti.
3. Sikurse është theksuar, GDP nuk përfshin vlerën e të mirave të përdorura që rishiten.
Përse përfshirja e tyre do ta bënte GDP më pak të përdorshëm si masë e mirëqenies
ekonomike?
PhD.Cand.Artur HADROJ |

18

[HYRJE NË MAKROEKONOMI]

MAKROEKONOMI II

4. Ja disa të dhëna mbi "tokën" e qumështit dhe të mjaltit?
Çmimi qumështit

Sasia qumështit

Çmimi

Sasia mjaltit

(€)

(Litra)

mjaltit

(Litra)

(€)

Viti
2001

1

1200

2

600

2002

1

2400

2

1200

2003

2

2400

4

1200

(a) Llogarisni GDP real, nominal dhe deflatorin e GDP, duke përdorur si vit bazë vitin
2001.
(b) Llogarisni përqindjen e ndryshimit të GDP nominal, të GDP real dhe të deflatorit në
vitin 2002 dhe 2003 në krahasim me vitin paraardhës. Për secilin vit identifikoni
treguesin që nuk ndryshon. Shpjegoni përse përgjigja juaj ka kuptim.
(c) Mirëqenia ekonomike është rritur më shumë në 2002 apo në 2003?

5. Kini parasysh të dhënat e mëposhtme të GDP amerikan:
GDP nominal

Deflatori i GDP

Viti

(mld $)

(viti bazë: 1996)

2000

9.873

118

1999

9.269

113

(a) Sa është rritur GDP nominal nga 1999 në 2000? (Shënim: Norma e rritjes është
ndryshimi në përqindje nga njëra periudhë në tjetrën).
(b) Sa është rritur deflatori i GDP në të njëjtën periudhë?
(c) Sa është e ardhura reale në 1999, matur mbi bazën e çmimeve të vitit 1996?
(d) Sa është e ardhura reale e vitit 2000, matur mbi bazën e çmimeve të vitit 1996?
(e) Sa është rritur deflatori i GDP nga viti 1999 ne vitin 2000?
(f) Rritja e GDP nominal ka qënë më e ulët apo më e lartë se sa GDP real? Shpjegoni
arsyen.
6. Nëse çmimet rriten, e ardhura që individët marrin nga shitja e të mirave dhe shërbimeve
rritet, por rritja e GDP real injoron këtë fitim. Atëhere, përse ekonomistët e konsiderojnë
GDP real një matës të mirëqenies më të mirë se GDP nominal?

PhD.Cand.Artur HADROJ |

19

Dokumen yang terkait

Analisa pengaruh perubahan simpanan dan kredit terhadap perubahan endapan dana pada pusat koperasi pegawai Republik Indonesia Banyuwangi

1 68 81

Analisis kontribusi sektoral dan perubahan struktural di kabupaten Bondowoso

1 28 49

Anal isi s L e ve l Pe r tanyaan p ad a S oal Ce r ita d alam B u k u T e k s M at e m at ik a Pe n u n jang S MK Pr ogr a m Keahl ian T e k n ologi , Kese h at an , d an Pe r tani an Kelas X T e r b itan E r lan gga B e r d asarkan T ak s on om i S OL O

2 99 16

Analisis pengaruh perubahan struktural terhadap pertumbuhan ekonomi dan kesenjangan pendapatan daerah di Kabupaten Sidoarjo thun 2003-2009

2 46 21

Dampak diversifikasi produk terhadap perubahan hasil penjualan dan laba pada UD. Kenanga Banyuwangi

1 19 74

Analisis perbandingan sebelum dan sesudah penerapan undang-undang perpajakan nomor 36 tahun 2008 mengenai zakat sebagai pengurang penghasilan kena pajak dan implikasinya terhadap perubahan jumlah wajib pajak orang pribadi (studi pada KPP Pratama Serpong)

2 24 111

Pengaruh aktivitas dakwah Badan Pembina Kerohanian Islam (Bapekis) Bank Mandiri dalam peningkatan pengetahuan dan perubahan sikap ibadah karyawan

3 38 130

Ekspektasi pengguna terhadap pelayanan perpustakaan di tengah perubahan globalisasi informasi: studi kasus pada perpustakaan UHAMKA

0 26 81

Kritik sosial kepemimpinan dan perubahan sosial pada naskah demonstran karya N. Riantiarno : studi analisis wacana kritis

1 52 169

Prosedur pelayanan permintaan perubahan daya listrik PT.PLN (persero) Unit Pelayanan dan Jaringan Bandung Utara : laporan kerja praktek

5 89 1