Metodat e vlerësimit

4.3.1 Metodat e vlerësimit

1. Detyrat individuale

Për të thelluar të kuptuarit e (njësisë) temës mësimore, zbatimin e njohurive, zgjidhjes së problemeve, arsyetimet, përfundimet, ndërlidhja me jetën reale dhe zhvillimi i shkathtësive të mësimdhënies dhe nxënies realizohet përmes detyrave individuale. Karakteristikë e kësaj metode është analizimi i kërkesave shtesë në librin e nxënësit, dokumentarë të ndryshëm dhe në krijimin e hartës së koncepteve.

2. Projektet individuale

Me këtë metodë të vlerësimit përfshihen zgjedhja dhe përdorimi i provave (dëshmive) për të identifikuar, përshkruar, analizuar dhe për të nxjerrë konkluzione në lidhje me çështjen apo problemin e veçantë. Duhet të përfshihen shumë shpesh nxënësit në një sërë aktivitetesh për një kohë të konsiderueshme, në mënyrë që të punojnë në mënyrë individuale. Nga mësimdhënësi kërkohet që të planifikojë strategjinë e mbështetjes në përqendrim në shkathtësi të mësimit. Për karakteristikë ka shfrytëzimin e burimeve sekondare – detyrat e planifikuara nga mësimdhënësi dhe burimet primare që përfshijnë grumbullimin e të dhënave nga provat, eksperiment, apo edhe nga terreni.

3. Projektet grupore Me metodën e projekteve grupore zhvillohet përgjegjësia individuale, ndërvarësia sociale dhe zhvillimi i shkathtësive personale. Karakteristikë ka formën e organizimit të aktiviteteve, identifikimi i roleve të anëtarëve të grupit, produkti duhet shkruar.

4. Aktivitetet e vëzhgimit

Me këtë metodë bëhet grumbullimi i shënimeve në mënyrë sistematike dhe duke evidentuar saktë ngjarjen në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, momentet shënohen për secilin nxënës. Realizohet përmes intervistës me secilin nxënës apo edhe grupor, ndërsa lista e kontrollit bazohet në komentet e mbledhura. Për karakteristikë ka shënimin dhe regjistrimin e komenteve në një faqe të veçantë për secilin nxënës.

5. Prezantimet me gojë Është një nga metodat mjaft motivuese për vlerësim, e në veçanti ata të cilët nuk e preferojnë të shkruarit. Është tregues i fuqishëm i shkathtësisë së komunikimit, nxënësit prezantojnë raporte me gojë para audiencës, si mundësi të madhe për debate dhe diskutime.

6. Të dëgjuarit

Duhet që me kujdes të përgatiten pyetjet (kërkesat). Kjo zhvillon një spektër të gjerë shkathtësish (komunikimi, qëndrimet, vlerat dhe shkathtësia e koncentrimit dhe të dëgjuarit) bashkëpunimi në grup, përmbledhje të shkurtra. Karakterizohet me kohëzgjatjen e përkushtimit të vëmendjes, përshtatshmërisë dhe saktësisë së informatës.

7. Libri i hapur

Planifikohet me shumë kujdes dhe përdoret për të gjetur njësinë apo temën, jo për përgjigjen e pyetjeve në libër. Ka për karakteristikë përdorimin e referencave të ndryshme.

8. Punimet praktike Jepen udhëzime dhe vërejtje të nevojshme në mënyrë që të zhvillohen kompetencat e caktuara. Niveli i njohjes së pasjeve dhe konkludimet e nxjerra nga matjet. Për karakteristikë i ka procedurat që duhet përvetësuar.

9. Aktivitetet kreative

Duhet të bëhet një numër i ushtrimeve për matjen e të kuptuarit të koncepteve, shfaqet niveli i kompetencave, bëhet punë individuale dhe grupore. Për karakteristikë i ka stimulimin, intervistat, debatet.

10. Testet dhe detyrat kontrolluese Janë shumë motivuese për disa nxënës, në veçanti që kanë dëshirë shkrimin, në mënyrë të shpejtë dhe të besueshme bëhet vlerësimi i arritjeve të nxënësve, janë të lehta për t’i organizuar dhe të vështira për korrigjime. Mundësi e madhe në përfshirjen e nxënësve në riorganizimin e argumenteve fakteve dhe ideve për të përmirësuar efektivitetin e nxënies. Përdorimi i referencave të ndryshme. Karakteristikë e saj është se bëhen teste individuale dhe grupore, me kohëzgjatje të kufizuar. Shih më poshtë një instrument, i cili mund të jetë në funksion të këtyre metodave të vlerësimit.

Listë kontrolli Aktivitetet

Nivelet e performancës

Sugjerime për përmirësim

Jo i kënaqshëm

I kënaqshëm

I arritur

Detyra individuale Projekte

Për secilin aktivitet mund t’i individuale

përshkruani llojin e

Projekte grupore performancës konform Prezantim me niveleve të performacës .

gojë Të dëgjuarit Përdorimi i librit Aktivitete kreative

Teste dhe detyra kontrolluese

Emri i nxënësit: ............. Kl:......... Mësimdhënësi-ja: ....................

Ky instrument mund të përdoret për periudha të ndryshme kohore gjatë vitit mësimor.

Dokumen yang terkait

ANALISIS KOMPETENSI PEDAGOGIK DAN KOMPETENSI PROFESIONAL GURU MATEMATIKA DALAM MENGIMPLEMENTASIKAN KURIKULUM 2013 PADA KELAS VII SMP NEGERI DI KABUPATEN JEMBER

0 43 8

Anal isi s L e ve l Pe r tanyaan p ad a S oal Ce r ita d alam B u k u T e k s M at e m at ik a Pe n u n jang S MK Pr ogr a m Keahl ian T e k n ologi , Kese h at an , d an Pe r tani an Kelas X T e r b itan E r lan gga B e r d asarkan T ak s on om i S OL O

2 99 16

HASIL UJI KEMAMPUAN DASAR MATEMATIKA MAHASISWA BARU FMIPA TAHUN 2015 DAN ANALISA BUTIR SOAL TES DENGAN MENGGUNAKAN INDEKS POINT BISERIAL

2 67 1

PENGARUH METODE THINKING ALOUD PAIR PROBLEM SOLVING (TAPPS) DAN GENDER TERHADAP KEMAMPUAN BERPIKIR KRITIS MATEMATIKA SISWA

34 139 204

UPAYA MENINGKATKAN AKTIVITAS DAN HASIL BELAJAR MATEMATIKA MELALUI MODEL SNOWBALL THROWING PADA PESERTA DIDIK KELAS IV SD NEGERI 3 NEGERI SAKTI KABUPATEN PESAWARAN T.P 2012-2013

2 28 44

MENINGKATKAN HASIL BELAJAR MATEMATIKA MELALUI MODEL PEMBELAJARAN STAD PADA SISWA KELAS IV SDN 5 SUNGAI LANGKA TAHUN PELAJARAN 2012/2013

0 7 45

PENINGKATAN HASIL BELAJAR MATEMATIKA DENGAN MENGGUNAKAN MODEL PEMBELAJARAN DISCOVERY PADA SISWA KELAS V SEKOLAH DASAR NEGERI 5 SUNGAILANGKA PESAWARAN TAHUN PELAJARAN 2012/2013

0 22 38

MENINGKATKAN AKTIVITAS DAN HASIL BELAJAR MATEMATIKA PADA MATERI BANGUN RUANG DENGAN MENGGUNAKAN METODE DISKUSI KELOMPOK PADA SISWA KELAS VI A SDN 2 KEDAMAIAN BANDAR LAMPUNG TAHUN PELAJARAN 2012/2013

0 13 35

PENINGKATAN AKTIVITAS DAN HASIL BELAJAR MATEMATIKA PADA MATERI LUAS BANGUN DATAR MENGGUNAKAN METODE DISCOVERY DI KELAS VB SD NEGERI 5 SUMBEREJO KECAMATAN KEMILING BANDAR LAMPUNG TAHUN PELAJARAN 2012/2013

7 63 30

PENGGUNAAN MODEL COOPERATIVE LEARNINGTIPE NUMBERED HEADS TOGETHER (NHT) DALAMPEMBELAJARAN MATEMATIKA UNTUK MENINGKATKAN HASIL BELAJAR SISWA KELAS IV SDN 1 KUTOARJO TAHUN PELAJARAN 2013/2014

1 23 51